BNJVL ka ngritur nismë për ndryshime ligjore për shqiptimin e gjobave enorme për krijuesit e deponive të jashtëligjshme

nga Xh M

Kavadar, 10 shtator – BNJVL ngriti Nismë për ndryshime ligjore për shqiptimin e gjobave enorme për krijuesit e deponive të jashtëligjshme. Kjo ishte dakorduar në mbledhjen e sotme të Bordit Drejtues të BNJVL, të mbajtur në Kavadar.

“Patëm një takim të rëndësishëm nga disa aspekte. Në këtë takim u diskutua për disa tema, nga të cilat si më e rëndësishme do të veçoja nismën për ndryshime ligjore për shqiptimin e gjobave enorme ndaj krijuesve të deponivetë jashtëligjshme. Është vërtet mjaft dhe mosmirënjohëse të shkatërrojmë mjedisin e pastër dhe shëndetin e banorëve tanë. Nisma që do t’i dorëzohet autoriteteve do të thotë vënia nën kontroll e ndotësve dhe nuk do të ketë absolutisht asnjë tolerancë për ata që krijojnë deponi të jashtëligjshme. Nuk do të lejojmë dëmtim të imazhit të komunave tona”, tha kryetari i kësaj komune, Orce Gjorgjievski.

Gjorgjievski theksoi se nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt dhe bën thirrje për sjellje të vetëdijshme dhe me përgjegjësi.

“Falënderoj kolegët e mi për prezencën dhe debatin e frytshëm, i cili jam i sigurt se do të japë fryte, sepse synimi ynë për të ruajtur komunat tona është serioz”, tha Gjorgjievski.

Në mbledhje është diskutuar edhe për pikat e tjera të rendit të ditës, thuhet në kumtesën e Komunës së Kisella Vodës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More