BNU “Shën Klimenti i Ohrit” me takim shkencor do ta shënojë patronatin

nga D V

Shkup, 6 dhjetor – Biblioteka nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup sot do ta shënojë festën e patronatit e cila këtë vit është në shenjën e 80-vjetorit të themelimit të Bibliotekës. Në kuadër të shënimit do të mbahet edhe takim shkencor me temë: “Fuqia e fjalës së shën Klimentit dhe trashëgimia historike, kulturore dhe shpirtërore maqedonase”.

Shënimi do të fillojë me vendosjen e luleve para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit dhe do të vazhdojë në hollin e bibliotekës me interpretim të korit dhe fjalim përshëndetës të drejtorit të BNU “Shën Klimenti i Ohrit”, Jovica Nikçevski.

Në suaza të solemnitetit do të promovohet “Bibliografia e botimeve të BNU ‘Shën Klimenti i Ohrit’ nga viti 1944 deri në vitin 2024”, përgatitur me rastin e jubileut 80-vjeçar të institucionit.

Pjesa e parë e solemnitetit do të prëfundojë me ndarjen e çmimeve tradicionale jubilare për të punësuarit në Bibliotekë dhe për punonjësit e pensionuar gjatë vitit 2024, ndërsa më pas do të mbahet tkaimi i 11-të shkencor.

BNU “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup është formuar më 23 nëntor 1944 me vendim të KAÇKM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More