Agjencia Zhurnal.mk

Boban: Do t’i bëja sërish të gjitha për Milanin

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban, ka insistuar se ai nuk është penduar për veprimet e tij që çuan deri te shkarkimi, përderisa u shpreh i kënaqur që Milani në fund i mori parasysh mendimet e tij dhe vendosi ta vijojë bashkëpunimin me trajnerin Stefano Piolin.

Ish-drejtori i klubit kuqezi, Boban, u shkarkua nga posti i drejtorit sportiv para pesë muajve pas një interviste për La Gazzetta dello Sport, në të cilin akuzoi drejtorin ekzekutiv të klubit, Ivan Gazidis, se kishte punuar prapa shpinës së tij dhe Paolo Maldinit për ta sjellë Ralf Rangnickun në postin e trajnerit në klub.

Klubi e shkarkoi nga puna kroatin dhe e kërcënoi atë me padi ligjore. Megjithatë, në fund rezultoi që Boban kishte pasur të drejtë, pasi negociatat me Rangnickun u ndërprenë në fund të korrikut dhe Pioli nënshkroi kontratë të re me klubin.

Duke marrë parasysh që gjithçka që Boban tha u vendos më vonë në klub, Boban insiston se ai nuk është penduar për veprimet e tij, përkundër që ato ia sollën shkarkimin.

“Absolutisht jo, do t’i bëja të gjitha sërish. Nuk do të kisha mundur ta njihja veten në pasqyre nëse nuk do të kisha vepruar ashtu. Personalisht, unë jam i lumtur që shumë nga vendimet e mia që u kontestuan dhe nuk u kuptuan në fund rezultuan të kenë qenë të drejta”, ka thënë Boban.

“Jo të gjithë mund ta shohin që zgjedhjet tona, të cilat u bënë në mes të mijëra vështirësive, nuk u bënë kot dhe tani ne e kemi bazën për një skuadër të vërtetë të Milanit”.

“Nuk e ka gjithkush durimin të presë dhe ta kuptojë që për futboll duhet kohë. Shpresoj që personat që janë tani në Milan do të mundë ta kryejnë punën e vet dhe ta respektojnë madhështinë e historisë së klubit tonë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...