Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Boban Iliç vetëdorëzohet, do të vuaj vetëm 3 vjet burg

Shkup, 2 mars, Zhurnal.mk – I dënuari për vrasjen e Almir Aliut është dorëzuar vetë në burgun e K’shanjes në Kumanovë ende pa u bërë 24 orë nga vendimi i Gjykatës së Kumanovës që Boban Iliç të vuajë burgun efektiv. Gjykata e Kumanovës ndonëse për një ditë e mbajti në sirtar vendimin e vet të plotfuqishëm të Këshillit Penal, miratoi kërkesën e Prokurorisë së Kumanovës që Iliçit të mos i shtyhet vendimi për 3 muaj, siç vendosi paraprakisht gjykatësi për zbatim të sanksioneve. Policia nuk pati nevojë të ndërhyjë në këtë rast, e as për tre pjesëtarët e familjes Aliu të cilët duhet të paraqiten vetë në burg brenda afatit ligjor.

Sektori i Punëve të Brendshme- Kumanovë

“Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ende nuk ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës për të arrestuar të dënuarit në fjalë. Në momentin e parë që kërkesa arrin në MPB, policia do tu vihet në ndjekje, fillimisht për t’i gjetur në adresa dhe për t’i dërguar në burg efektiv.”

Kontradiktat e Gjykatës së Kumanovës vazhdojnë me rastin Almiri, duke shtyrë fillimisht vuajtjen e dënimit të Boban Iliçit për tre muaj, ndërsa nuk ka pranuar as ankesat e familjes Aliu për shtyrje të burgut efektiv, për babain e Almirit, Sedatin i cili duhet të mbaj 6 muaj burg dhe dy familjarët Sami Demiri dhe Abdulla Aliu me nga 9 muaj, për veprën dhunë. Sipas aktgjykimit këta tre kanë ushtruar dhunë ndaj Boban Iliçit, natën kur edhe u shtyp për vdekje me makinë Almiri i vogël. Avokati i familjes Aliu thotë se standardet e dyfishta të organeve të drejtësisë, kanë bërë që të privilegjojnë palët që kanë kryer vepra penale.

“I gjykuari Boban Iliç patjetër duhet të qohet për mbajtjen e dënimit me burg në burg që është mbi 3 vjet dhe e njëjta vlerëson se i njëjti duhet të mbetet aty apo të qohet në burgun tjetër ku mbahet nën 3 vjet. Shpresoj se do të marrim përgjigje nga Drejtoria për Zbatim të Sanksioneve se për çfarë arsye në të njëjtën kohë qohen në burgun e njëjtë në K’shenje dhe i dënuari Iliç dhe të dënuarit të tjerë të këtij rasti- deklaroi Asmir Alispahiq, Avokat.

Gjykata ende nuk e ka dorëzuar në familjen Aliu vendimin e ri, përkatësisht refuzimin e ankesës për shtyrjen e dënimit me burg efektiv. Pas presionit mediatik nga Tv Alsat se i dënuari Boban Iliç po shëtit lirshëm nëpër Kumanovë me familjen e tij, Gjykata e Kumanovës me reagim të menjëhershëm hodhi poshtë vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve të marrë më 19 shkurt 2021, një ditë pas ankesës së avokatit të tyre, ku thuhej se Boban Iliçit i lejohet shtyrja e vuajtjes së dënimit për tre muaj për shkaqe sigurie. Boban Iliç do të mbaj burg efektiv më pak se 3 vjet sepse i është llogaritur paraburgimi dhe burgu shtëpiak. Nga dënimi prej 4 vjetësh që Apeli i uli dënimin fillestar të Themelores prej 6 vjetësh, ai do të vuaj dënimin me një burg të llojit gjysmë të hapur, ku në hapësirat e njëjta do të vuajnë dënimin edhe familjarët e Almirit.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...