Agjencia Zhurnal.mk.

Boçvarski: Deputetët ta votojnë ligjin për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër

Shkup, 21 shtator – Niveli i investimeve kapitale po rritet çdo ditë. I bëjmë analizat e fundit për kuartalin e tretë. Pritjet e mia janë se  buxheti ynë bazë të jetë mbi 60 për qind në kuartalin e tretë, ndërsa deri në fund të vitit presim 80 për qind. Në mënyrë aktive punojmë në atë, në mënyrë aktive punojnë  të gjitha ministritë kompetente me qëllim që të injektojmë  sa më shumë mjete në ekonomi në ndërtimin e rrugëve, kopshteve, ujësjellësit, kanalizimeve, shkollave, sallave sportive dhe gjithçka që është e rëndësishme për nxitjen e ekonomisë, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Siç deklaroi Boçvarski, pritet në shtator, tetor, por edhe në nëntor, kur sezoni ndërtimor ende është aktiv, investimet kapitale të vazhdojnë të rriten.

Në lidhje me  ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, Boçvarski informon se aneksi i pestë me të cilin vazhdon Marrëveshja dhe i cili duhet të realizohet përmes ndryshimit dhe plotësimit të ligjit, tashmë është dorëzuar në Kuvend.

“Apeli im është për të gjitha partitë politike sa më parë ta votojnë  aneksin e pestë që të mundet plotësisht të përforcohen aktivitetet në pjesën e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër. Ne i mënjanuam çështjet rrjedhëse dhe të gjitha problemet nga e kaluara dhe tani presim sa më parë  të miratohet dhe votohet ky ligj, gjegjësisht plotësimi i Ligjit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër që të mund të vazhdojmë  me tempo dhe dinamikë ende më të fuqishme, ndërsa gjithsesi edhe sipas afateve që janë dhënë në këtë Marrëveshje, të përfundojë deri në fund të vitit 2025 gjithë autostrada  me nënseksione, me të gjitha çështjet e zgjidhura, por  me ç’rast edhe shteti t’i mënjanojë çështjet që paraqiten në periudhën e ardhshme”, potencon Boçvarski. 

Related posts

Petrovska: Programi “Shkencë për paqe dhe siguri” i inkurajon aspektet civile të shkencës në shërbim të sigurisë

D V

Kallëzim penal për tre nëpunës policorë për “punë të pakujdesshme në shërbim”

D V

Taravari: Nëse Sela vendos të shkojë vetë në zgjedhje jam i gatshëm t’i vulos propozimet e tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy