Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Boçvarski: Gazifikimi ka progres serioz, do të mund t’i furnizojmë Kosovën dhe Malin e Zi

Shkup, 22 nentor – Lidhur me procesin e gazifikimit të vendit para dy deri tre javëve patëm vizitë, së bashku me kryeministrin dhe me ministra të tjerë kontrolluam aksin prej Shkupit deri në Tetovë, i cili më pas do të shkojë drejt Gostivarit, atje 65 për qind puna është e kryer. Drejt Manastirit edhe mbi 80 për qind projekti është i përfunduar.

Së shpejti do të kyçemi në aksin në Greqi dhe do të kemi dy burime. Shteti ynë po bëhet lojtare serioze në tregun me gaz, sepse më pas projekti do të vazhdojë drejt Kosovës, përkatësisht do të mund t’i furnizojmë Kosovën, e më tej edhe Malin e Zi, por edhe në vend të kemi gaz çdo kund. Ky është projekt tejet i madh, i cili 25 vite nuk pati lëvizje, ndërkaq tani kemi progres serioz që do të sjellë benefite për qytetarët, ashtu që do ta ndihmojmë ekonominë, por edhe amvisëritë, thotë ministri i Lidhjeve dhe Transportit, Bllagoj Boçvarski.

Lidhur me Korridorin 8, përkatësisht infrastrukturën drejt Bullgarisë, ministri deklaroi se Maqedonia e Veriut kontribuon drejt zhvillimit të marrëdhënieve dhe përmirësimin e komunikimit rrugor.

“Duhet të zhvillojmë projekte më të qarta dhe më të fuqishme infrastrukturore me Bullgarinë, pjesë e kësaj është edhe Korridori 8, nëse flasim për infrastrukturën rrugore, aksi lindor prej Shkupit deri në kufi me Bullgarinë kushton rreth 100 milionë euro, që do të thotë ne japim energji dhe kontribut për zhvillim të marrëdhënieve me Bullgarinë. Praktikisht e rehabilitojmë rrugën ekzistuese, e rregullojmë rrugën e shpejtë nga Rankovci deri në Kriva Pallankë, e cila gjithashtu do të jetë pjesë e tërë projektit. Do të thotë, investojmë 100 milionë euro në rrugë. Diku paraqiten probleme me eksproprijimin, ndonjëherë kemi stagnim, për momentin hoqi dorë një nga kompanitë kryese, por ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë nga komunikimi rrugor me Bullgarinë”, deklaroi mbrëmë ministri Boçvarski.

Postime të ngjashme

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

Shekerinska: Treguam se mund të kontribojmë si aleatë në NATO njejtë si të tjerët

Zekirija Haxhiu

Zaev – Duda: Është shumë e rëndësishme mbështetja polake për RMV-në në BE

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...