Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bocvarski: Po ndërtohen 200 km rrugë të reja

Shkup, 27 dhjetor – Në tre vitet e kaluara, janë investuar një miliard euro në ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, urave, rrëshqitjeve të dheut, viadukteve. Për momentin, ne jemi duke investuar mbi 840 mijë euro në ndërtimin e infrastrukturës rrugore ose rreth 400 km rrugë tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski në intervistën Radio Evropa e Lirë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Bochvarski njjoftoi se edhe pse ishte paraparë që të realizohet 80 % nga investimet kapitale  e njëjta nuk ndodhi për shkak se punimet e ndërtimit nuk janë realizuar për shkak të kushteve të motit dhe të njëjtat sipas tij pritet të kompensohen në pjesën e parë të vitit, në mënyrë që ta kompensohen atë në tremujorin e dytë, të tretë, të katërt. Për momnetin njoftoi se po ndërtohen më shumë se 200 km rrugë të reja.

Këtu po flas për rehabilitimin e rrugëve ekzistuese, të cilat janë rreth 190 km, por edhe për 200-210 km rrugë të tjera që aktualisht janë duke u ndërtuar në të gjithë vendin. Kjo është me të vërtetë një ofensivë serioze dhe në kohën pandemie, duhet ta përmendim atë, ku investohen shumë fonde.

Ndërkaq, sa i përket ndërtimit 80 km të hekurudhës me Bullgarinë e cila po premtohet që 30 vite, Boçvarski njoftoi se në këtë hekurudhë kemi mbi 90 ura që duhet të ndërtohen dhe mbi 30 tunele, ku sipas tij  bëhet fjalë për një hekurudhë shumë komplekse, me diku mbi 60 milion euro investim i cili është shumë i rëndësishëm për vendin.

Bëhet fjalë për një hekurudhë shumë komplekse, e cila tashmë ka filluar pjesërisht të punojë, është e ndarë në tre faza. Faza e parë tashmë është realizuar mbi 50 për qind, por ne kemi një kontratë të përfunduar me kontraktorët. Unë pres që në vitin 2021, në tremujorin e parë, të shpallë procedurën e tenderit për fazën e parë dhe të dytë së bashku, sepse ne morëm një vendim të qeverisë për të bashkuar këto dy seksione dhe për të kërkuar një kontraktues të ri.

Ai njoftoi se në tre vitet e kaluara, janë investuar një miliard euro në ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, urave, rrëshqitjeve të dheut, viadukteve. Për momentin, ne jemi duke investuar mbi 840 mijë euro në ndërtimin e infrastrukturës rrugore ose rreth 400 km.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...