Maqedoni TOP LAJM

Boçvarski pret që gazsjellësi magjistral të bëhet gati vitin e ardhshëm

Zhurnal Ads

Shkup, 24 tetor – Ndërtimi i gazsjellësit magjistral Kumanovë-Shtip-Prilep-Manastir është me 90 për qind realizim, ndërsa gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar ka mbi 60 për qind realizim, kumtoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Ai pret të dy rrugët të bëhen gati deri në vitin e ardhshëm.

“Tashmë përgatisim edhe rrugë për lidhje të Sveti Nikollës dhe Velesit edhe një rrugë tjetër për lidhje të Strumicës e cila do të lidhet përmes Bullgarisë”, deklaroi Boçvarski gjatë vizitës së sotme në Shtip.

Informon se bëhen negociata me Greqinë për rrugë prej atje me çka së bashku me rrugën nga Bullgaria do të ketë dy rrugë përmes të cilave do të mbushet shteti me këtë energjens natyror.

Në rrjedhë është edhe procedura në Ministrinë e Ekonomisë për zgjedhje të koncesionerit i cili do t’i gazifikojë qytetet në shtet.

Konkretisht, komuna e Shtipit tashmë ka projekt ideor dhe po përfundohen projekti themelor dhe infrastrukturor.

Postime të ngjashme

Aksident në afërsi të Univerzitetit të Tetovës, 5 persona të lënduar

T E

Pastrimi i gjyqësorit, Ekspertët: Të krijohet një trup i veçantë me ekspert vendor e ndërkombëtar

XH,I

Trafiku rrugor po zhvillohet me intensitet mesatar në rrugët urbane dhe interurbane

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...