Boçvarski: Qeveria investon në rikonstruktim dhe ndërtim të rrugëve të sigurta dhe moderne

Makedonska Kamenicë, 1 tetor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut investon në rikonstruktimin dhe ndërtimin e rrugëve të sigurta dhe moderne të cilat e ndryshuan pamjen në Lindje. Gjatë inspektimit të sotëm të rikonstruktimit të rrugës lokale deri në fshatin Cera, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski shtoi se përmes aktiviteteve të këtilla është lehtësuar funksionimi, është shkurtuar koha për udhëtim dhe janë modernizuar akset rrugore që të munden qytetarët të udhëtojnë të sigurt.

“Të gjitha komunat janë të rëndësishme. Makedonska Kamenica, me punën e përkushtuar të kryetares Sonja dhe bashkëpunimin që e kemi, e mori shkëlqimin e vet. Sot jemi bashkë në inspektimin e rikonstruktimit të rrugës lokale e cila çon në drejtim të fshatit Cera, rrugë e cila me vite mbrapa ishte lënë në gjendje të keqe. Me mjetet përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, së bashku me vetëqeverisjen lokale i zgjedhim edhe këtë problem të qytetarëve. Aktivitetet në terren kanë filluar. Investimi për rikonstruktimin e saj është 16 milionë denarë”, tha Boçvarski.Kjo, siç shtoi ai, nuk është rruga e vetme e cila në këtë moment është vënë në listë prioritare në Ministri. E shfrytëzoi vizitën të paralajmërojë se tashmë në javën e ardhshme fillojnë aktivitetet ndërtimore edhe të rrugës lokale për fshatin Todorovci, investim në një vlerë prej pothuajse 13 milionë denarë.“Gjithashtu, përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore rehabilitohet edhe aksi rrugor, Makedonska Kamenica – miniera Sasa, rrugë rajonale me rëndësi të madhe për qytetarët e këtij rajoni. Më gëzon fakti që punët ndërtimore kanë përfunduar plotësisht, madje edhe para afatit të paraparë, ndërsa për momentin punohet në vendosjen e sinjalizimit rrugor. Investimi është në një vlerë prej 2,27 milionë euro”, shtoi Boçvarski.Kryetarja e Makedonska Kamenicës, Sonja Stamenkova plotësoi se vlera e cila është ndarë nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve arrin 630 milionë euro, duke përmendë se me vlerën tjetër prej rreth 200.000 euro do të ndërtohet edhe një rrugë dhe rrugë rajonale e cila si prioritet do të konfirmohet bashkërisht me qytetarët. 

Related posts

Nga sot përmes rrugës elektronike do të merret vërtetim nga evidenca penale

D V

Ta kujtojmë Srebrenicën, tha Pendarovski

D V

Hoxha: Grafa etnike do të bëhet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More