Boçvarski: Rruga e shpejtë Gradsko-Prilep po ndërtohet me shpejtësi

Shkup, 22 korrik – Rruga eksprese Gradsko-Prilep po ndërtohet me shpejtësi është edhe prioritet. Me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore për një kohë të shpejtë i tejkaluam problemet me kontraktorin e mëparshëm dhe zgjodhëm kontraktor të ri, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski gjatë inspektimit të ndërtimit të kësaj rruge eksprese afër aksit Gradsko-Drenovë. Në inspektimin e sotëm ishin edhe kretarët e Prilepit, Gradskos dhe të Rosomanit si dhe ish ministri Goran Sugerski.

 

Sipas Boçvarskit, rruga eksprese është me rëndësi të madhe ekonomike, para së gjithash, për banorët e Gradkos, Rosomanit, Prilepit dhe të gjithë rajonit të pellagonisë. Afati përfundimtar për ndërtimin e rrugës eksprese është korriku i vitit 2023, por pritjet janë se do të jetë gati para afatit.

Vlera e të gjithë investimit është 24,7 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga fondet IPA. Deri më tani ndërtimi i përgjithshëm i rrugës është 34,4 për qind dhe kontraktori i ri ka detyrim t’i përfundojë 65 për qind të pjesës tjetër. Afati përfundimtar është korriku i vitit 2023, por, theksoi Boçvarski, pritjet e mia janë se kjo mund të ndodhë edhe më herët para afatit.

Boçvarski pret ofensivë të fuqishme ndërtimore edhe për fazën e dytë, për ndërtim të aksit nga Drenova deri në Farish.

Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi potencoi se Korridori 10 është rruga më e rëndësishme ndërkombëtare e cila kalon nëpër vend dhe e lidh rajonin me pjesën tjetër të Evropës, ndërsa rruga eksprese, ku bëhet inspektimi, është pjesë e krahut D të korridorit 10, aksi nga Velesi drejt Igumenicës, përmes Prilepit, Manastirit, Follorinës, të njohur edhe si Via Ignatia. Rruga eksprese Gradsko-Prilep është në të trija akset dhe është një ndër akset më të rëndësishme rrugore në shtet, nëpër të cilin në ditë kalojnë edhe mbi pesë mijë automjete nga të gjitha kategoritë.

Rruga eksprese është me një gjatësi prej 15,5 kilometra. Janë paraparë 5 viadukte / ura, 4 mbikalime, 4 nënkalime dhe 2 kryqëzime afër Gradskos dhe Rosomanit. Përmban dy korsi prej 3,5 metra, dy korsi për ndalesë prej 2,5 metra dhe nga dy korsi, me profil të përgjithshëm rrugor prej 12,4 metra. Tashmë ka filluar të punojë dhe për momentin intensivisht po kryhen aktivitete ndërtimore në kryqëzimin dhe mbikalimin në Gradsko. Në aksin e dytë nga Drenova deri në Farish e cila është në një gjatësi prej 10,2 kilometra, dhe për të cilën janë ndarë 31,82 milionë euro mjete nga BERZH-i, filloi të punojë Sinohydro. Së shpejti paralajmëroi Rustemi, fillon edhe rehabilitimi i aksit rrugor Farishka – Prilep, gryka Pletvar, në një gjatësi prej 19 kilometra në vlerë prej 5,6 milionë euro me çfarë dukshëm do të përmirësohet infrastruktura rrugore në krahun D në Korridorin 10 transportues pan-evropian.

Related posts

Levizja Besa do garoj me Rexhepin për ta fituar Çairin

D V

As sot nuk kanë ardhur ekspertët gjerman për hetime në Spitalin e Tetovës

D V

Shilegov: Nuk arrita të shoh vizion për Shkupin te opozita

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com