Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bogdanoviq: Kam qëndrimin tim, nuk e pranoj Pavarësinë e Kosovës

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – Qëndrimi im personal për Kosovën është se ajo është pjesë e Serbisë, unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Kështu ka deklaruar Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq në emisionin e mbrëmshëm “Në Qendër”, që drejtohet nga gazetari Vasko Evtov. Ai ndryshe nga qëndrimi zyrtar i Qeverisë, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

“ Unë personalisht kam qëndrimin tim për Kosovën. Ajo është se ajo është pjesë e Serbisë. E respektojë Kushtetutën e Serbisë… ( Ju nuk e pranoni pozicionin e Maqedonisë) Normalisht kam qëndrimin tim rreth kësaj çështje”, tha Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq

Ndryshe kryetari i komunës Qendër javën e kaluar bëri dasmë në Graçanicë të Kosovës e cila shkaktoi shumë reagime në opinion.

“Përse, më tregoni përse, a duhet të shkoj në xhami që të martohem. Unë shkova në vend që jetojnë shqiptarë….” tha Bogdanoviq

Prezenca e tij në Graçanicë por edhe këngët e kënduara në dasmë, në opinion u cilësuan si provokim i pastër ndaj shqiptarëve.

Postime të ngjashme

Spasovski uron 29 vjetorin e Drejtorisë Doganore

Z H

Dorëhiqet Dragi Rashkovski

Z H

A po normalizohet puna në Kuvend, partitë opozitare të gatshme për të tërhequr amandamentet

Z H

Njoftohuni për gjendjen e rrugëve në gjithë territorin e shtetit

Z H

Kuvendi duhet ta vazhdojë debatin për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

Z H

Moti sot me vranësira me reshje lokale të shiut dhe erë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...