Agjencia Zhurnal.mk

Bogojeski propozon që gjuha bullgare të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut

Shkup, 3 janar – Zhurnal.mk – Petar Bogojeski nga platforma e re politike “Koncepti maqedonas”, në një intervistë për Faktor-in bullgar ka deklaruar se në Maqedoninë e Veriut si gjuhë tjetër zyrtare duhet të jetë edhe gjuha bullgare, në mënyrë që bullgarët maqedonas të mund të drejtohen në gjuhën e tyre amtare dhe në gjuhën e tyre të marin përgjigje zyrtare, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se gjuha maqedonase dhe bullgare rrjedhin nga i njejti burim dhe janë pasardhës të gjuhës së njejtë të Shën Klimentit. Është mëkat që e bëjmë edhe ju edhe ne para bustit të Shën Kliment Ohrdiskit. Duhet të theksoj se paraardhësit maqedonas nuk janë fajtor për vendimin që organet shtetërore të Bullgarisë të shpallin si zyrtare gjuhën bullgare të literaturës, e bazuar mbi normat lindore të gjuhëve, duke e injoruar atë perëndimore”, thotë Bogojeski.

Ai thotë se në Maqedoni gjuhë zyrtare duhet të jenë të gjitha gjuhët që i njohin qytetarët si gjuhë amtare, plus gjuha angleze.

“Në këtë mënyrë, nëse bullgarët maqedonas deklarojnë se është e patjetërsueshme, atëherë në Maqedoni mudn të futet si gjuhë zyrtare edhe gjuha bullgare. Ne konsideorjmë se një qytetar i drejtohet shtetit në bullgarisht, duhet që përgjigjen ta mer në gjuhën bullgare, plus maqedonase, përshkak përdorimit të mëtutjeshëm administrative të përgjigjes. Kjo duhet të jetë për të gjitha gjuhët. Nuk do të ketë kontestime për gjuhët zyrtare”, ka deklaruar Bogojeski.

Sipas tij, termi “historia e përbashkët” e përjashton mundësinë të vidhet historia, njerëzit e rinjë duhet të mësojnë nga dëshmi autentike historike dhe autorë dhe shton se qytetarët bullgar duhet të kuptojnë se askush nga Maqedonia nuk u’a vjedhë historinë sepse historia bullgare është edhe maqedonase.

“Historia e Maqedonisë është maqedonase, për të jetën e kanë dhënë mijëra bullgarë, ndërsa historia e Bullgarisë është bullgare, por edhe për të jetën e kanë dhënë mijëra maqedonas. Nuk mund të ndahen në dy pjesë”, thotë Bogojeski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...