Agjencia Zhurnal.mk

Bogorodicë, arrestohet një shtetas nga Gjermania për shkak të transportimit të emigrantëve

Shkup, 6 janar, zhurnal.mk – Mbrëmë në orën 22:40 në stacionin policor për kontroll të vendkalimin kufitar “Bogorodicë” është arrestuar K.E. (23) nga Gjermania për shkak se në veturën “Volkswagen” me targa të Gjermanisë ka transportuar tre persona nga Gana, të cilët gjatë kontrollit të pasaportave dorëzuan pasaporta të huaja ose pasaporta në pronësi të personave nga Suedia, Gjermania dhe Hollanda.

Pas marrjes së masave u konstatua se pasaportat ishin paraqitur si të vjedhura gjatë vitit 2019, ndërsa në bisedë me policinë personi deklaroi se i kishte marrë në Gjermani.

Shoferi i automjetit është dorëzuar në stacionin e policisë në Gjevgjeli, ndërsa tre ganezët do të transferohen në qendrën për pranimin e të huajve në Shkup.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe R.A. (30) i cili ishte bashkudhëtare në automjet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...