Agjencia Zhurnal.mk

Bojan Jovanovski ngritë padi penale kundër 30 personave, mes tyre dhe funksionarë

Shkup, 3 korrik – Zhurnal.mk – Në Prokurorinë Themelore Publike, sot Bojan Jovanovski – Boki 13, ka dorëzuar padi penale lidhur me lëndët “Reket” dhe “Lidhja Ndërkombëtare” dhe atë, për 30 persona, informon Zhurnal.

Për këtë njoftoi sot vet avokati i Bojan Jovanovskit, Sasho Dukovski, i cili tha se paditë do të vazhdojnë edhe ditëve të tjera dhe për persona të tjerë.

“Paditë penale kanë të bëjnë kundër shumë personave, së paku 30 persna dhe përshkak seriozitetit të padive penale nga ana e denoncuesit u kërkua kyçje e institucioneve më relevante ndërkombëtare për mbrojtje të të drejtave të njeriut, veçanërisht për ambasadat më relevante botërore të cilat kanë përfaqësi diplomatiko-konsulare në Maqedoninë, përshkak përmbajtjes së deklaratave”, tha Dukovski.

Ai tha se deri tani janë ngritur shtatë apo tetë padi penale, duke theksuar se bëhet fjalë për njerëz të lidhur me dy rastet për të cilat u akuzua dhe u dënua Boki 13.

Veprat, siç tha Dukovski, janë të vulosura me dëshmi me shkrim dhe me dëshmi verbale ku të cekur janë persona të cilët kanë qenë prezent në ato vepra.

Dukovski tha se ka edhe vepra penale sikurse shkelje e të drejtave njerëzore mbi Jovanovskin, dhe për sjellje johumane dhe jonjerëzore, për persona të cilët nuk kanë qenë direkisht të kyçur në procedurë.

Lidhur me thëniet se i janë kërcënuar Jovanovskit herën e kaluar në Prokurori, Dukovski tha se ka ngritur padi penale kundër një personi të panjohur për rrezikim të sigurisë.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë në çdo moment për çdo procedurë të mëtejme për të cilën do të interesohet Prokuroria lidhur me këto denoncime”, tha Dukovski.

Ai javën e kaluar deklaroi se paditë janë për funksionarë nga institucionet shtetërore, por edhe të tjerë. Më pas, tha se paditë kanë të bëjnë për vepra penale keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim, reketim, dhënie të deklaratës së rrejshme, mjekim jo adekuat, torturim etj.

Jovanovski në rastin “Reket” ishte i arrestuar në nëntë vite burg, ndërsa ish prokurorja speciale Katica Janeva, mori shtatë vite burg.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!