Kush humbi e kush fitojë me bojkotin e marketeve!? Është pyetje e cila parashtrohet një ditë pas realizimit të kësaj iniciative, e cila në thelb duhej ti vetëdisoj tregtarët për t’i përmirësuar çmimet e produkteve ushqimore. Marketet dhe tregjet sot përplot me blerës.
Një pjesë e madhe të qytetarëve të cilët ditë më herët bojkotuan marketet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, sot vërshuan marketet për të bërë furnizimin e nevojshëm me ushqime që e kishin lënë dje. Pothuajse nëpër gjitha marketet në kryeqytet sot vërehet fluksi i shtuar i qytetarëve, për dalim nga dje.
Të gjithë të anketuarit që takuam, kishin një dëshirë, që pas bojkotit nëpër raftet e marketeve do të gjejnë produkte me çmime të ndryshuara, të ulëta dhe të kapshme për standardin jetësor të tyre, por u dëshpëruan kur panë çmime të njëjta. Thonë se bojkoti i djeshëm nuk ka dhënë rezultate të duhura, por pavarësisht kësaj dhe rritjes së vazhdueshme, duhet blerë për të ngrënë në shtëpi dhe ky është realitet i hidhur me të cilën ata janë pajtuar.
“Bojkoti nuk ka dhënë asnjë efekt në terren, çmimet nuk kanë ndryshuar. Çdo gjë është e shtrenjtë.”, tha një qytetar.
“Ma merr mendja se nuk ka asnjë ndryshim, nuk di çfarë t’ju them përveç se populli po hek, njëherit është bërë edhe papunësia e madhe dhe rrogat janë të ulëta.”, u shpreh një qytetar.
“Nuk i kam shikuar çmimet se patjetër e kisha të blej se frigoriferin e pata zbrazët.”, tha një qytetar.
“Sot kur erdha në market kisha shpresë se do të gjejë të paktën disa produkte me çmime më të volitshme, mirëpo jo, nuk hasa në asnjë produkt pak më të lirë se sa para bojkotit. Çmimet ishin të njëjta, andaj mendojë se bojkoti duhej të kishte vazhduar më gjatë.”, u shpreh një qytetare.
“Sot nëpër markete çmimet janë të njëjta, nuk vërejta asnjë ndryshim te çmimet.”, tha një qytetare.
“Të shpresojmë se do të ketë ulje çmimesh, por deri në këto momente sa pash unë në market, nuk patë ndryshim të çmimeve.”, u shpreh një qytetar.
“Hyra në market për të blerë dhe ishin çmimet e njëjta. Nuk kishte asnjë dallim me çmimet nga para bojkoti. Të gjithë dje që bojkotuan sot dolën për të bërë Pazar.”, tha një qytetare.
Iniciativa për bojkot të marketeve e cila filloi paraprakisht në vendet e rajonit, u përkrah edhe nga përfaqësues të ndryshëm të institucioneve dhe politikanëve në vendit tonë. Të gjithë apeluan se duhet respektuar ligjin për praktika jo të drejta tregëtare dhe të përforcohen inspektimet në të terren. Për atë se sa janë ulur të ardhurat e supermarketeve në vend do të duhet të përllogarit Drejtoria e të Ardhurave Publike në bazë të numërimit të llogarive fiskale të dhëna gjatë ditës së bojkotit.