Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

BOJKOTI I MËSIMIT/Hodaj: Nuk mund të humbim orë për shkak arrogancës së Carovskës

Shkup, 4 shkurt – Bojkoti i mësimit dhe ultimatumi i maturantëve në Maqedoninë e Veriut për përgysmimin e provimeve në maturën shtetërore ka marrë një përgjigje të prerë nga ministrja e arsimit.

Milla Carovksa, vetëm një ditë para afatit final që kanë dhënë maturantët në kërkesat e tyre është treguar e prerë se do të zbatojë vetëm ligjin dhe nuk do të ketë lëshime. Në një deklaratë për mediat vendase, ministria Carovksa u shpreh se: “Unë kam obligim si ministre e Arsimit dhe Shkencës që të zbatoj Ligjin. Ligji është i qartë, matura shtetërore është pjesë e zgjidhjes ligjore”.

Ndërkohë, në një intervistë për Euronews Albania, Blendi Hodaj, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut tha se kanë hyrë këtë të enjte në ditën e 14 të bojkotit t mësimit në nivel nacional. “Nuk mund të tolerojmë që të humbim orë të tjera vetëm se ministrja e Arsimit është arrogante në sjelljen e saj ndaj kërkesave tona”, ka deklaruar Hodaj, përcjell Zhurnal.mk

Siç ka theksuar dhe Hodaj sot është dita e fundit derisa maturantët të marrin një vendim, nëse do të vazhdojnë bojkotin apo do të vendosin një tjetër ultimatum për deputetët që të diskutojnë çështjen në kuvend. Maturanti tregoi se në 5 maj të vitit 2020 ministrja Carovska ka votuar për anulimin e maturës shtetërore ndërkohë që reagimi i tanishëm, sipas maturantit e nxjerr ministren kontradiktore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...