Agjencia Zhurnal.mk

Bolaris: Komiteti për tekstet shkollore është në rrugë të mirë

Shkup, 20 maj – Zhvillojmë një punë të mundimshme me kundërshtime, por në një klimë të mirë me verdikt të mirë dhe qëllime të mira, ndodhemi në rrugë të mirë, thotë zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Markos Bolaris, në intervistën për radion “Praktorio fm” të agjencisë greke të lajmeve për takimin e fundit të Komitetit të përbashkët multidiciplinar të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“Jemi në rrugë të mirë, po zhvillohet një punë e mundimshme me kundërshtime, por në një atmosferë të mirë, me të vërtetë me qëllim të mirë dhe me të vërtetë me verdikt të mirë në histori, kërkohen burime që të ekzistojë qasje më e mirë e mundshme”, thotë zëvendësministri i MPJ-së të Greqisë për radion greke”.

Bolaris, i cili njëherit e udhëheq ekipin grek në Komitetin e teksteve shkollore, përsërit se nevojitet që nga tekstet shkollore, hartat dhe materialit tjetër shoqërues, të eliminohen çfarëdo qoftë pretendimesh irredentiste dhe revizioniste.

Komiteti i përbashkët interdeciplinar për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, të premten dhe tl shtunën më 17 dhe 18 maj të vitit 2019 në Ohër e mbajti takimin e katërt, ndërsa delegacionet e të dyja palëve në një atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kanë kryer revizion të detajuar dhe gjithëpërfshirës të planeve arsimore (kurrikulat) të historisë, tekstet shkollore dhe materialet ndihmëse mësimore (tekste ndihmëse mësimore) të historisë të cilat janë në përdorim në të dyja vendet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...