Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Bonucci: Dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund – e dinim forcën e Milanit

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka thënë se skuadra e tij e dominoi ndeshjen ndaj Milanit nga fillimi deri në fund.

Bianconerët i dhanë fund një serie të pamposhtur në Serie A të Milanit, që kishte nisur nga muaji mars 2020.

Federico Chiesa shënoi dy herë, ndërsa Weston McKennie një herë për fitoren 3-1. Davide Calabria kishte barazuar rezultatin në fundin e pjesës së parë.

“Ne erdhëm këtu të vetëdijshëm se ishte një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme, veçanërisht pas rezultateve të kësaj pasdite (e mërkurë)”.

“Ne bëmë mirë për të kontrolluar ndeshjen nga fillimi në fund. Ne e dinim që Milani mund të na bëjë dëm me kundërsulmet e tyre, por ne ishim solid dhe punuam si ekip. Kjo është fryma për të cilën kemi nevojë të shkojmë përpara”, ,” ka thënë kapiteni i Juventusit për Sky Sport Italia.

Alex Sandro dhe Juan Cuadrado u diagnostikuan me COVID-19 gjatë 48 orëve të fundit, kështu që skuadra e Juventusit nuk udhëtoi në Milano deri këtë mëngjesin e së mërkurën, kur dolën rezultatet.

“Ne e dinim që do të luanim, kështu që ishim të përqendruar në objektiv. Ne do të shkojmë ndeshjen pas ndeshje, duke shënuar fitore pas fitoreje. Kjo dëshmon se ekipi është ende i uritur”.

Postime të ngjashme

Konfirmohet dueli Fury – Joshua

Z H

Mësohet sa ka ofruar Interi për kontratën e re me Barrella

Z H

Buzëqesh Milani, ky është vendimi i Calhanoglut

Z H

ZYRTARE/ Juventusi blen përfundimisht kartonin e McKennie ng Schalke 04

Z H

Daja: Na penalizoi gjëndja e fushës, Apolonia nuk vodhi asgjë!

Z H

Vazhdoi seria e fitoreve të Cityt, triumfoi ndaj Wolverhamptonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...