Bonucci u ndëshkua me karton të kuq të diskutueshëm ndaj Spanjës

Liga e Kombeve u kthye këtë javë me një përplasje titanike mes Italisë dhe Spanjës, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të kombëtares La Roja.

Kampionia e Evropës ishte nikoqire e Spanjës në San Siro në përplasjen mes dy prej fuqive më të mëdha evropiane në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Dyshja për herë të fundit u përballën me njëri-tjetrin në gjysmëfinalet e Euro 2020 ku ishte Italia ajo që do të triumfonte përmes penalltive dhe më vonë fitoi gjithë trofeun.

Sidoqoftë, ishte Spanja fituese këtë herë pasi skuadra e Luis Enrique dukej ekipi më i mirë dhe në fund mori fitoren e madhe.

Ata rrëmbyen epërsinë pasi një krosim i përsosur nga Pablo Oyarzabal u shfrytëzua nga Ferran Torres, i cili shënoi edhe golin e dytë të Spanjës, ndërsa për Italinë shënoi Lorenzo Pellegrini.

Megjithatë, gjërat për Italinë u përkeqësuan shumë kur kapiteni Leonardo Bonucci mori kartonin e dytë të verdhë në fund të pjesës së parë pas një goditje ndaj Sergio Busquets.

Në shikim të parë kartoni i dytë i verdhë erdhi në mënyrë tepër të butë, me mbrojtësin italian që nuk është se kishte të hapur bërrylin ndërsa duelonte për një top ajror. 

Related posts

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi: Nuk do t’ju zhgënjejmë

D V

Fiorentina – Inter, formacionet zyrtare: Kampionët kërkojnë fitore për kreun

D V

Liridon Fazliu fiton “Flemish Title”

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More