Agjencia Zhurnal.mk

Bonus mbi rrogën 1 mijë euro për mjekët e infermierët dhe 500 euro për personelin mbështetës

“Sistemi ynë spitalor deri tani është në gjendje shumë të qëndrueshme dhe ne vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës, për ditë më të këqija nëse do të vijnë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, ai theksoi se “mjekët e infermierët që janë në vijën e zjarrit do të marrin këto ditë pagën mujore dhe siç e kemi premtuar, do të kenë në llogarinë e tyre 1 mijë euro mbi pagën e zakonshme”.

“Ndërsa personeli mbështetës i luftës së tyre në vijën e zjarrit, nga sanitarët, deri tek shoferët e Urgjencës Kombëtare, do të kenë në llogarinë e këtij muaji 500 euro plus pagës. Deri kur të mbarojë lufta dhe pacienti i fundit me COVID-19 të lërë spitalin, ata do të vazhdojnë të paguhen kështu”, tha Rama.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!