Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Shkup, 16 qershor – Gjithsej 4.471 punonjës të MPB-së, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar mbi 150 orë punë jashtë orarit të punës, sot do tu paguhet me pagë bonus në vlerë neto individuale prej 27.182 denarë.

Siç kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, për këtë qëllim janë ndarë 121.530.722 denarë nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht 135.033.142 denarë në shumën të përgjithshme bruto duke përfshirë taksën, fondet e planifikuara dhe të shpallura në dhjetor të vitit 2020.

“Ky është rezultat i përpjekjeve të kësaj udhëheqje të MPB-së për të ngritur statusin shoqëror të nënpunësve të policisë, përveç përmirësimit të përgjithshëm të kushteve profesionale të punës, duke filluar nga fakti se vetëm një polici e kënaqur është shërbim efektiv për të qytetarë, punon me kapacitet dhe legjitimitet të plotë dhe jep rezultate në aktivitetet e menaxhimit të krimit. Me pagat e paguara të bonusit për vitin 2017, 2018, 2019 dhe këtë vit, për vitin 2020, punonjësit në Ministrinë e Punëve të Brendshme tani e dinë që puna dhe sakrifica e tyre vlerësohen dhe shpërblehen – diçka që më parë ishte një mision i pamundur”, thotë Spasovski.

Ministri shtoi se puna intensive e Ministrisë së Punëve Brendshme për vendosjen e standardeve evropiane në polici do të vazhdojë.

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...