Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Bonusi i bebes, Manastirliu: Mbi 28 mijë të porsalindur kanë përfituar nga janari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, se 28,813 të porsalindur kanë përfituar nga Bonusi i Bebes nga muaji janar i vitit 2020.

“Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë, edhe në këtë vit të vështirë. Nga Janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes”, thote Manastirliu.

Manastirliu shkruan se me buxhetin e vitit 2021 do të vijojë mbështetja për familjet e reja.

“Siç jemi zotuar, me buxhetin e ri 2021 mbështesim me 2 miliardë lekë familjet e reja: 40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për fëmijën e dytë; 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, thotë Manastirliu.

Postime të ngjashme

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

Gazetarja greke e pyet për marrëdhëniet me Turqinë, Rama: Mos jeni xheloze?

Bekim Laçi

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

Bekim Laçi

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...