Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bora pushton pjesën qendrore të SHBA, tornadot “shkatërrojnë” Alabamën

Një person humbi jetën, pasi një tornado shkatërruese goditi Alabamën natën e kaluar, duke bllokuar njerëzit në shtëpitë dhe makinat e tyre, si dhe duke shqyer çatitë nga një kishë dhe një hotel, ndërkohë që një stuhi e madhe dimri mbuloi pjesën qendrore të SHBA.

Viktima është një i ri që u godit pas shembjes së një shtëpie ndërsa tentonte të strehohej në një bodrum të Fultondale, ndërsa disa persona të tjerë u plagosën në mënyrë kritike dhe ndodhen në spital.

Kryetari i bashkisë së Fultondale, Larry Holcomb, tha se të paktën 20 persona kishin pësuar lëndime si rezultat i tornados, pesë prej të cilëve ndodhen në spital. Shefi i zjarrfikësve të qytetit tha se shumë njerëz mbetën të bllokuar në ndërtesa dhe makina.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...