Bora shkakton probleme në Shkup, tre aksidente brenda disa minutave

nga D V

Shkup, 17 shkurt – Reshjet e borës që prej mëngjesit të sotëm ka rënë në Shkup, kanë shkaktuar probleme të mëdha në komunikacion.

Zona më kritike është zona e Autokomandës, ku siç raportohet, brenda pak minutash kanë ndodhur tre aksidente trafiku. Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet se brenda disa minutave janë përplasur disa automjete.

Për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar apo për shkallën e dëmeve materiale.

Pritet që më vonë MPB të jep më shumë detaje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More