Shkup, 14 nëntor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të shiut dhe të borës janë regjistruar në Kodrën e Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin. Në pjesë të tjera të vendit reshjet janë me shi, kumtoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në rrugën Stracin – Kratovë dhe nga 50 -100 metra në drejtimin rrugor Veles – Katllanovë.
Të gjitha drejtimet rrugore në vend janë të kalueshme. Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka dhe prerje ka mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të vogla.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për vozitje të kujdesshme të automjeteve, respektim të sinjalistikës në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh kushtet aktuale të gjendjes së motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2025.