Agjencia Zhurnal.mk

Borel: BE nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perendimor, urime për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shkup, 30 mars, zhurnal.mk – BE nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perendimor, ka shkruar sot në Twiter, përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë dhe zv/president i Komisionit Evropian, Zhozep Borel, transmeton Zhurnal.

“Me çeljen e negociatave për antarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, BE ka dërguar porosi të qartë: BE nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perendimor. Gjithashtu, dua ta uroj Maqedoninë e Veriut që u bë anëtare e 30 e NATO-s. Aleate, me padurim presim të punojmë bashkë në bashkëpunimin me BE dhe NATO”, ka shkruar Borel.

Gjatë javës së kaluar liderët e vendeve anëtare të BE-së në konferencën që e mbajtën përmes një videolidhje për shkak pandemisë me koronavirusin, i vërtetuan konkluzat e Këshillit të Ministrave për çelje të negociatave për antarësim në Unionin në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...