Borel: Bullgaria duhet të jetë më fleksibile për çështjen e zgjerimit të BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor

Madrid, 8 tetor – Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Zhozep Borel deklaroi sot se Bullgaria duhet të jetë më fleksibile për çështjen e zgjerimit të BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor.

 

Bullgaria e stopon hyrjen në Maqedoninë e Veriut, e cila është anëtare e NATO-s, në BE, për shkak të mospajtimit me Shkupin rreth çështjes së gjuhës.

“Mendoj se Bullgaria duhet të shfaqë fleksibilitet më të madh për këtë çështje, që e bllokon fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, deklaroi Boreli në një ngjarje në Madrid.

Paraprakisht, këtë javë, në samitin në Bërdo, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian premtuan anëtarësim të Gjashtëshes Ballkanike, duke përsëritur premtimet e dhëna prej para 18 viteve, por refuzuan që ta caktojnë vitin 2030 si datë të fundit për pranim, duke u frikësuar për reagim kthyes në vendet e tyre për shkak të emigrimit.

Related posts

Finance Think: Fokusi nevojitet të vendoset në efikasitetin e shpenzimeve

Z H

Të rinjtë deri 35 vjeç mund të aplikojnë për Çmimin e Vitit në vlerë prej 100 mijë denarë

D V

Maqedonia e Veriut pret ndryshime nga zgjedhjet në Bullgari

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More