Agjencia Zhurnal.mk

Borel: Për shkak të koronavirusit në mënyrë radikale të zgjerohet bashkëpunimi shkencor

Bruksel, 25 mars – Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel sot paralajmëroi se në pandeminë e koronavirusit “nevojiten zgjidhje globale dhe se BE-ja duhet të jetë në qendër të luftës”.

“Në krizë, instinkti njerëzor shpesh kthehet nga brenda, mbyllen kufijtë dhe kujdeset për vete. Edhe pse është e kuptueshme, qëndrimi i këtillë është humbës. Gjendja urgjente me Kovid-19 nuk mund të zgjidhet brenda një vendi. Kjo thjesht do të thotë se të gjithë  më të gjatë do të luftojmë me humbje më të mëdha njerëzore dhe ekonomike. Në vend të kësaj, duhet të punojmë në zgjerim radikal të bashkëpunimit ekonomik midis shkencëtarëve, ekonomistëve dhe krijuesve të politikave. Në Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë  dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Në suaza të G7 dhe G20 dhe forume të tjera ndërkombëtare. Duke i bashkuar të gjitha resurset në shërimin dhe gjetjen e vaksinës”, ka shkruar Boreli në bllok.

Ai konsideron se kriza me koronavirusin “i ngjan luftës” sepse kërkon mobilizim dhe drejtim të resurseve të nivel të paparë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...