Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Borell: Disa muaj më parë kishte një propozim për shkëmbim territoresh

Prishtinë, 23 nëntor, Zhurnal-ks –  Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell ka deklaruar se pret që administrate e Joe Biden të ketë një partneritet të fortë me BE-në, në të gjitha çështjet, sepse nuk bën garë në Ballkan, veçanërisht siç tha ai kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi.

Borell deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje dhe se sipas tij BE-ja nuk do ta diktojë atë.

Këto komente Borell i bëri në një intervistë për “Nezavisne” dhe “Politiçki.ba”.

Ndër të tjerash ai theksoi se disa muaj më parë propozim ishte shkëmbimi i territoreve.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve.

Sipas tij, Bashkimi Evropian dëshiron të jetë ndërmjetës në këtë dialog dhe tani gjërat po shkojnë mjaft mirë.

“Unë drejtova një nga takimet mbi dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është kërkues dhe i vështirë, i ngarkuar nga historia”, tha Borrell.

Postime të ngjashme

Populli i Kosovës ndër 10 popujt më bujar në botë, i pari në Ballkan

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj Përparim Ramën ta ndërtojë lagjen e planifikuar në Badovc

Dafina Vidishiqi

Preteni tregon si ndodhi aksioni i UÇK-së për moslejimin e ndarjes së Mitrovicës

Dafina Vidishiqi

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...