Agjencia Zhurnal.mk

Borelli letër Dimitrovit: Të jeni të sigurt për përkushtimin tim për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 29 shtator, zhurnal.mk – Me pa durim e pres miratimin e Kornizës negociatore dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe jini të sigurt në përkushtimin tim personal për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, thekson përfaqësuesi i lartë i Unionit për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë në letrën dërguar zëvendëskryeministrit të angazhuar për Integrime Evropiane Nikolla Dimitrovit.

Duke ia uruar emërimin në detyrën e re, Borelli në letër i shpreh falënderim të sinqertë Dimitrovit për “përpjekjet e vazhdueshme dhe përkushtimin në afrimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”.

“Roli juaj në negociatat e suksesshme, nënshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, e cila shërben si shembull për pajtim në të gjithë Evropën, do të mbetet pjesë e qëndrueshme e trashëgimisë suaj si ministër i Punëve të Jashtme”, shton Borelli.

Ai më tej në letër thekson se me pa durim pret që së bashku me Dimitrovin të punojnë në hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt BE-së, në zbatimin e agjendës reformuese evropiane, si dhe në përforcim shtesë të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe e di se e ndani vendosmërinë time që ta shoh Maqedoninë e Veriut, si dhe rajonin në tërësi, si përparon në realizimin e perspektivës evropiane”, thekson Borelli në fund të letrës dërguar Dimitrovit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...