Agjencia Zhurnal.mk

Boris Johnson publikon fotografinë e takimit të kabinetit të tij online – harron se po tregonte më tepër se që duhej

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ngjalli frikë sot sigurie ndërsa postoi në internet mbledhjet e para online në Mbretërinë e Bashkuar – përfshirë detajet se si të bashkohen në bisedë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri, i cili aktualisht është duke u izoluar në Downing Street pasi u diagnostikua me coronavirus, publikoi një imazh të takimit të këtij mëngjesi, ku edhe publikoi plotësisht aplikacionin Zoom.

Çfarë ka rënë në sy në këtë imazh është fakti se në cepin e ekranit që ai ndau me dy milionë ndjekësit e tij ishte, shfaqej edhe “numri identifikues i dhomës së takimit”.

Por ata që përpiqeshin të fitonin qasje shumë orë pasi mbaroi takimi në mëngjes u zhgënjyen sepse takimi ishte gjithashtu i mbrojtur me fjalëkalim.

Downing Street tha se ishte i sigurt se lidhjet e saj të komunikimit ishin të sigurta, me gjithë shqetësimet e ngritura në lidhje me përdorimin e dukshëm të Zoom për të zhvilluar takimet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...