Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Boris Johnson shtrëngon masat kundër COVID, çdo gjë mbyllet nga e mërkura deri më 1 dhjetor

Zhurnal Ads

Britania është gati të kthehet në një formë të bllokimit kombëtar për t’u përpjekur të frenojë valën e dytë të koronavirusit.

Boris Johnson pritet të njoftojë një bllokim kombëtar javën e ardhshme pasi këshilltarët e tij shkencorë i thanë se ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjet konfirmojnë Times dhe The Guardian.

Shkencëtarët nga komiteti Sage dje paraqitën raportin me shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet ‘dukshëm’ më shpejt sesa edhe parashikimi i tyre që ishte ‘skenari më i keq’.

Detajet priten të zbulohen ditën e hënë por sipas mediave britanike të mërkurëm më 4 nënëntor pritet që pub-et dhe restorantet të mbyllen për javë të tëra – duke shkaktuar dëme të mëtejshme në këtë industri.

Boris Johnson pritet ta bëjë njoftimin të hënën, me kufizimet që fillojnë të mërkurën. Mendohet se ato mund të zgjasin deri më 1 dhjetor. Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, por një burim pohoi për The Times se dyqanet jo thelbësore do të mbyllen. Deti tani Britania e Madhe ka shënuar 992,874 të infektuar, nga të cilët kanë ndërruar jetë 46,319.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Izraeli thotë se goditi 50 objektiva në Siri gjatë vitit 2020

S.B.

Izraeli kryeson garën me dhënien e vaksinave anti-Covid

T E

Mafia po përgatitet t’i grabisë, trafikojë dhe falsifikojë vaksinat

S.B.

Turqia vendos shtetrrethimin e natës

T E

Egjipt, gjashtë vende arabe stërvitje të përbashkët ushtarake

S.B.

Gjermani: Racizmi në polici strukturor apo raste të veçuara?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...