Boris Kondarko zgjidhet kryetar i ri i KSHZ-së

nga D V

Shkup, 2 tetor –  Në seancën e sotme Kuvendi solli vendim për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas ndërrimit të qeverisë në vend.

Boris Kondarko, i cili ishte anëtar i KSHZ-së, tashmë do të jetë kryetar, ndërsa nënkryetar do të jetë Abdush Demiri i Lëvizjes Besa.

Mes anëtarëve të KSHZ-së mbesin kryetari i deritanishëm Aleksandar Dashtevski (OBRM-PDUKM), Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski.
Kuvendi gjithashtu solli vendim për shpalljen e konkursit për dy anëtarë të rinj të KSHZ-së.

Ndryshe, Kondarko ishte në krye të KSHZ-së në vitin 2011. Më 18 tetor 2013 ai dha dorëheqje për arsye personale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More