Agjencia Zhurnal.mk

Borisov: Bullgaria e njeh gjuhën maqedonase konform formulimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

Shkup, 27 prill – Bullgaria përmbahet në formulimin e marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë mes dy vendeve lidhur me njohjen e gjuhës maqedonase ku qëndron “gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut konform Kushtetutës së saj”, ka deklaruar në intervistën për TV Sitel, kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

Ai ka rikujtuar se Marrëveshja ka mundësuar të nis të flitet për bashkëngjitjen e vendit në BE.

“Ne jemi shtet i cili i pari filloi me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë që mundësoi kryesisht edhe të flitet për pranimin drejt BE-së të vëllezërve dhe motrave tanë. E dyta, kemi bërë absolutisht gjithçka që t’i ndihmojmë, diçka nga e cila ka nisur procesi me Greqinë.

Sipas titj, mbështetja për Maqedoninë e Veriut ka qenë çdoherë dhe ajo është dëshmuar shumë herë.

“Ajo që duhet ta bëjmë tani janë Komisionet historike dhe ata që merren me historinë që t’i përfundojnë temat kontestuese. Fakti se, mendoj në 6 ose 7 maj do të ketë Këshill apo samit onlajn në të cilin do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Ne edhe në Këshillin e fundit kemi folur për mbështetjen maksimale të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ashtu që…Gjithçka është në duart e maqedonasve…”, ka thënë Borisov, duke përsëritur mbështetjen parimore të Bullgarisë për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut.

Ai konsideron se në Ballkan ka aq shumë histori që siç tha, “është bile edhe më shumë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...