Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Borisov: Bullgaria ka qenë gjithmonë për dialog dhe mirëkuptim për të zgjidhur çështjet dypalëshe me RMV

Sofje, 23 nentor – Bullgaria ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog dhe mirëkuptim për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por ai dialog duhet të dëshirohet dhe të zbatohet nga të dyja palët, shkroi kryeministri bullgar Bojko Borisov në Fejsbuk, pas video-konferencës me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe Konfederatës zvicerane për të diskutuar masat kundër koronavirusit dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Pikërisht gjatë presidencës bullgare me Këshillin e BE-së që vendin tonë u vendosi lart në axhendën e BE-së për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Borisov.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, ndërkohë, në një intervistë për Kanal 3 deklaroi se “shumë herë ne i kemi zgjatur dorën Republikës së Maqedonisë së Veriut, madje edhe në momentet e saj më të vështira, por nga ana tjetër ne shohim armiqësi dhe josinqeritet”.

“Shpresoj që emocionet të qetësohen, sepse tashmë e kemi ulur numrin e artikujve negativë kundër Bullgarisë tek fqinji jonë jugperëndimor. Do të doja të kujtoj se sipas marrëveshjes, të dy vendet kanë detyrimin t’i ndalojnë të gjitha manifestimet e tilla të urrejtjes”, tha Zaharieva.

Sipas saj, Bullgaria ishte e ekuilibruar në marrëdhëniet e saj me Shkupin. “Ne zgjatëm dorën në vitin 2017, kur erdhi Qeveria e re e Zoran Zaevit. Pas kësaj, filloi të vërehet zbatimi gjithnjë e më i ngadalshëm i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Jo vetëm në pjesën historike, por edhe për projektet e infrastrukturës, gjuhën e urrejtjes, etj., tha Zaharieva.

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...