Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Borisov: Së bashku me Merkelin e mbështesim rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

Sofje, 16 tetor, zhurnal.mk – Kryeministri bullgar Boyko Borissov publikoi në Facebook se ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Bullgaria do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në atë drejtim gjatë presidencës sonë të përbashkët me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Procesin e Berlinit. I vlerësoj përpjekjet e presidencës gjermane me Këshillin e BE-së për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve evropianë, si dhe të jetës ekonomike”, ka shkruar Borisov në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi në publikim se i ka thënë presidentit francez Emanuel Makron se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë të koordinuar në luftën kundër pandemisë, por që edhe vendet anëtare nuk duhet të privohen nga mundësia për të marrë vetë vendime.

Postime të ngjashme

I riu vuan nga leukemia akute, kërkon ndihmën tuaj

D J

“Arratisja” dhe “rishfaqja” e Mijallkovit, një farsë e madhe!

D J

Covid-19, regjistrohen 725 raste të reja

D J

“Dhoma Publike”, aktivistët kërkojnë dënim për anëtarët e grupit

D J

Protestat për ‘Monstrën’, kërcënon maqedonasi: Do t’ju “shkelë me kamion”(Foto)

D J

Spasovski-Kozhuvarovska: Në rritje siguria në komunikacion

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...