Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Borisov ulë tonet: Inkuadrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE është strategji e Bullgarisë

Sofje, 14 qershor – Lideri i GERB në Bullgari, Bojko Borisov, para anëtarëve të partisë ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev. Ai tregon se kanë biseduar për marrëveshjen për fqinjësi të mirë, ndërsa shprehet se ajo është bazë e marrdhënieve të mira. Sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë në BE, ai shprehet se kjo është qëllim strategjik i Bullgarisë, jo vetëm për Maqedoninë por edhe për Shqipërinë, informon Zhurnal.

Borisov ka paralajmëruar se mënyra se si partia në pushtet dhe presidenti i vendit Rumen Radev negociojnë me Maqedoninë, mund të sjellë deri te urrejtja mes popujve.

“Qëllimi ynë strategjik është që Maqedonia dhe Shqipëria të hyjnë në BE. Edhe ju, të rinjtë, duhet të bëni gjithçka që është e mundur që mos të urrehen gjeneratat. Radev e ka përçarë vendin. Tani i përçanë dhe njerëzit me temën e Maqedonisë së Veriut”, potencoi Borisov.

Ai theksoi se në 4 vitet e fundit, derisa ai ishte në pushtet, Bullgaria ka qenë favorite e Ballkanit.

“Ne ishim fuqi udhëheqëse në Ballkan. Tani politika që udhëhiqet do të bëjë që të urrehemi njëri me tjetrin. Atëherë, për çfarë do të jenë projektet tona evropiane? Hyni në një vend që nuk ju do. Për këtë unë dhe Zoran zaev po përpiqemi që gjërat të shkojnë përpjetë”, tha ish kryeministri.

Borisov theksoi se historia është një çështje shumë me rëndësi, por kjo gjë duhet t’u lihet në dorë historianëve.

“Kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë. Kjo është pika më e rëndësishme. Kështu u krijua BE-ja nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe. Mos t’ju mashtorojë urrejtja e Radevit që ai e futi mes njerëzve”, theksoi Borisov.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...