Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Borrell: Gjatë pandemisë është përhapur dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 29 shtator – Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell tha se dezinformimi është përhapur në Ballkanin Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në të gjithë botën gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Kjo ka qenë e rrezikshme për të gjithë ne. Mbi të gjitha, sepse gënjeshtrat për çështje mjekësore madje mund të vrasin”, tha Borrell në hapje të një konference ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për edukimin mediatik, njoftoi Shërbimi i Jashtëm i BE-së përmes një komunikate.

Borrell tha se duhet të ketë angazhim global për t’iu kundërvënë dezinformimit dhe se “duhet të identifikojmë burimet e keqinformimit dhe t’u sigurojmë qytetarëve fakte të besueshme, të sakta dhe në kohë”.

Shefi i diplomacisë evropiane, në fjalën e tij, përsëriti se “Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor”.

Aktualisht, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kroacia është vend anëtar i BE-së.

Negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së tyre, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Konferenca u organizua nga Delegacioni i BE në Sarajevë, Task Forca – EEAS Stratcom – për Ballkanin Perëndimor dhe organizata “Pse Jo” nga Bosnje dhe Hercegovina.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...