Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Borrell: Nuk kemi për qëllim t’i ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Bruksel, 10 maj – Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell deklaroi këtë pasdite se kishte rënë dakord me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së se nuk kishte asnjë qëllim për të ndarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së, raporton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ballkani Perëndimor për herë të parë pas dy vjetëve sot ndodhet në axhendën e ministrave të jashtëm, tha Borrell, duke shtuar se ai nuk do të lejojë të kalojnë edhe dy vjet pa debatuar për rajonin – një çështje kyçe për Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij hyrëse, ai u përqendrua në Maqedoninë e Veriut pasi u shfaqën spekulime të shumta se Shkupi dhe Tirana mund të ndahen nëse nuk hiqet vetoja e Bullgarisë.

“Kishte një pajtueshmëri në Këshill sot se nevojitet përshpejtim i procesit të reformave të ndërlidhura me BE-në, gjithashtu duam të përshpejtojmë procesin e aderimit dhe nuk kemi ndërmend të ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha ai pas një takimi me 27 ministra të jashtëm të BE-së.

Borrell theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për deklaratat mbi ndarjen e Shkupit dhe Tiranës dhe se pozicioni në Këshill nuk ka ndryshuar rreth kësaj çështje.

I pyetur nga MIA nëse bllokada për Maqedoninë e Veriut  i dekriminalizon përpjekjet e BE-së për të qenë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor, Borrell u përgjigj se të dyja palët duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje të pranueshme.

“Patëm një bisedë për këtë sot, e kemi dëgjuar Bullgarinë dhe i inkurajojmë të dyja palët që urgjentisht të gjejnë një zgjidhje të pranueshme. Kushtet janë përmbushur, vendet-anëtare kanë vendosur të hapin negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe shpresojmë që Konferenca ndërqeveritare të konvokohet sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kornizës negociuese, ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare janë angazhuar të nxisin fuqishëm për konvokimin e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe ta miratojnë kornizën”, tha Borrell këtë pasdite në një konferencë shtypi pas Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. 

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...