Borxhi i jashtëm arrin 29,3 për qind të BPV-së

Shkup, 30 shtator – Borxhi i jashtëm në fund të tremujorit të dytë të vitit arrin 3.395 milionë euro ose  29,3 për qind nga BPV-ja e projektuar që paraqet rritje tremujorëshe për 107 milionë euro, publikoi pasdite Banka Popullore. Pjesëmarrje më të madhe në neto borxhin e përgjithshëm ka borxhi privat (60 për qind).

 

Sipas treguesve statistikorë të publikuara nga banka qendrore, bruto borxhi i jashtëm arrin 10.159 milionë euro ose 87,6 për qind nga BPV-ja dhe shënon rritje kuartale prej 252 milionë euro

Bruto kërkesat e jashtme arrijnë 6.764 milionë euro ose 58.3 për qind nga BPV-ja dhe shënon rritje prej 246 milionë eurove

“Neto pozicioni investues ndërkombëtar PIN arrin 7.111 milionë euro ose 61.3 për qind nga BPV-ja e projektuar për vitin 2021 dhe në bazë tremujore është rritur për 162 milionë euro. Nga aspekti i strukturës të neto PIN, pjesa më e madhe ose 84 për qind, janë neto-detyrime në bazë të investimeve të drejtpërdrejta, kryesisht në bazë të kapitalit pronësor”, theksohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Related posts

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

D V

Vazhdon debati kuvendor për ribalansin e Buxhetit

Z H

Ulen çmimet e derivateve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More