Agjencia Zhurnal.mk

Borxhi publik do ta ngadalësojë ekonominë e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 6 tetor, zhurnal.mk – Deficiti në thesarin e shtetit do të çojë në stagnimin e ekonomisë së Maqedonisë. Ekonomistët thonë se nëse borxhi publik arrin 60.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, nuk duhet të presim zhvillim ekonomik në periudhë afatgjatë. Në vitet e ardhshme, shteti do të funksionojë vetëm për të shlyer borxhet e marra, në vend që të investojë në zhvillimin e shoqërisë.

Në periudhën e ardhshme na duhet strategji se si t’i shpenzojmë paratë e shtetit.

“Nëse trendet globale vazhdojnë në këtë drejtim negativ, ndërsa ne nuk jemi të izoluar nga kjo, nuk do mund të mbështetemi, gjegjësisht ta bazojmë zhvillimin ekonomik vetëm në konsumin e brendshëm sepse ne jemi një ekonomi e vogël dhe e hapur. Të gjitha pakot e masave duhet të jenë në drejtim të ndërtimit të rezistencës së ekonomisë sonë dhe përgatitjen e rikuperimit të vështirë në periudhën që vjen, tha Borçe Trenevski, profesor universitar.

Shteti vitin e ardhshëm do duhet të paguajë borxhe në vlerë prej 710 milion euro. Gjysmë milioni euro duhet të kthehen në korrik për eurobondin e marrë nga viti 2015. Pjesa tjetër janë 100 milion euro nga borxhi i brendshëm dhe 110 milion nga kreditë e huaja.

Borxhet 2021
500 milion euro – Eurobond nga viti 2015.
110 milion euro- Hua dhe kredi nga jashtë
100 milion euro – Hua e brendshme

Kreu i Bankës Botërore, David Malpas, tashmë ka dërguar një paralajmërim në lidhje me krizën e borxhit në disa vende, gjegjësisht mund të ndodhë që vendet të mos mund t’i paguajnë borxhet që morën për të përballuar krizën me korona virusin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...