Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Lube Boshkovski e ftoi në duel televiziv liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pasi që mbrëmë nga partia e akuzuan se edhe Boshkovski është pjesë e këshilltarëve të kryeministrit Zaev për investime të huaja, por pa rezultate, transmeton Zhurnal.
“Hristijan Mickoski, këto ditë po dëgjojë se duke u mshefur prapa personave tjerë ma ke përmend emrin në pres. Do të përgjigjem më vonë sepse mbrëm në Zagreb kam pasur takim me investitorë potencial dhe sot jam në Grac me investitorë të mundshëm në ndërtimtari dhe infrastrukturë. Gjithë këtë e bëjë me harxhime të mia, sepse poga është e pamjaftueshme për një udhëtim jashtë vendit, por kjo nuk më pengon të punojë për të mirën e mëmëdheut. Ti merr inkurajim dhe dil ne debat me mua”, ka shkruar Boshkovski.