Bosnje e Hercegovinë, qindra shoferë kamionësh në protestë për kushte më të mira

nga Xh M

Në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, 543 shoferë kamionësh formuan një kolonë me kamionët e tyre pa rimorkiot për të kërkuar digjitalizimin e procedurave burokratike dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufij.

Duke organizuar një protestë në kryeqytet me sloganin “Mjaft më”, shoferët kaluan para Kuvendit të Bosnjës e Hercegovinës dhe institucioneve publike në kolona me kamionët e tyre pa rimorkiot.

Më pas, duke folur në një konferencë për media të mbajtur në Kuvend, Velibor Peuliç nga Sindikata e Logjistikës së BeH-së tha se duan të informojnë qytetarët se nuk po marrin atë që meritojnë për shërbimet që i ofrojnë.

Ai tha se në këtë sektor punojnë 47 mijë persona ndërsa shtoi se problemi kryesor është kohëzgjatja e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian (BE), që vlen edhe për kalimin transit të kamionëve.

Peuliç njoftoi se ata kërkuan takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të BeH-së deri më 25 prill dhe se nëse nuk përmirësoheshin kushtet, do të organizojnë aksion për mbylljen e rrugëve më 28 prill.

Drejtuesit e kamionëve u mblodhën në Sarajevë dhe kërkuan që proceset të digjitalizohen dhe të gjendet zgjidhje për të reduktuar kohën e pritjes deri në 16 orë në kufi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More