Teknologji

Bota moderne mund të trazohet nga Dielli

Zhurnal Ads

Fjalët “moti i gjithësisë” mund të shpërfaqë pamje të tornadove intergalaktike dhe stuhive me yje, por në fakt u referohet grimcave elektrike dhe rrezatimit nga dielli.

Pas disa vjetësh qetësi, Dielli ka nisur të aktivizohet, por çfarë do të thotë kjo për Tokën.

Elsayed Talaat nga Administrata Kombëtare për Oqeane dhe Atmosferë sqaron se si shkencëtarët po mbrojnë teknologjinë nga Dielli.

“Sikurse Toka që ka stinët e veta, edhe Dielli ka stinë. Prejse kemi filluar me hulumtimin e Diellit para mijëra vjetësh, kemi vërejtur se dielli ka ca vrima. Kur kemi filluar t’i matim me teleskopë, kemi vërejtur se ka një cikël të këtyre vrimave që ngrihen dhe ulen me një mesatare çdo 11 vjet”, thotë ai.

Kur njerëzit po varen edhe më shumë nga elektronika, monitorimi i aktivitetit diellor dhe motit ekstrem në hapësirë, kurrë nuk ka qenë më i rëndësishëm.

Moti i hapësirës nuk ka ndikim fizik te njerëzit, por mund të ketë efekt tek elektronika e ndjeshme në satelitët rreth Tokës, por edhe në sistemin e energjisë elektrike, të komunikimit dhe në sistemin e navigacionit.

Çështja po bëhet edhe më e rëndësishme në një shoqëri pothuajse tërësisht të varur nga teknologjitë, sistemet e GPS-së në telefona. Krejt këto kanë ndikim të madh nga shpeshtimi i aktivitetit diellor.

“Ky aktivitet i shpeshtuar do të lëshojë shumë rrezatim. Këto janë shkëndija elektrike të energjisë elektromagnetike që lëshohet nga Dielli. Këto stuhi mund të shkaktojnë terr teknologjik. Shpesh nga ky aktivitet dëmtohen satelitët dhe shpesh edhe panelet solare”.

Talaat thotë se një koordinim i shkencëtarëve është i nevojshëm për t’u mbrojtur nga ky aktivitet diellor.

Rrezatimi gjithashtu mund të jetë i rrezikshëm për astronautët, sidomos për ata që janë të angazhuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe për hulumtuesit e ardhshëm të Hënës.

Postime të ngjashme

Raspberry Pi 400 është tastierë dhe kompjuter njëherazi

S.B.

A duhet të fikni Wifi-në natën?

admin

Google dhe Twitter zotohen se do të bllokojnë dezinformatat nga zgjedhjet në SHBA

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...