Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Bota po vajton për Maradonën

Bota po bën homazhe në nderim të Diego Armando Maradonës. Legjenda e futbollit botëror ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60-vjeç pas një arresti kardiorespirator.

Shuarja e dhjetëshit legjendar ka shkaktuar pikëllim të madh te miliona njerëz në mbarë botën, raporton Gazeta Express.

Në Argjentinë, në vendin ku është lindur dhe ku vdiq legjenda, njerëzit po përjetojnë shok të jashtëzakonshëm. Autoritet atje shpallën tri ditë zie në shenjë nderimi për Maradonën, me të cilin Argjentina ishte shpallur edhe kampione e botës.

Pikëllim të madh pati edhe në Itali. Në Napoli – ku Maradona e kishte shkruar historinë me klubin e këtij qyteti – po ashtu u shpallë ditë zie.

Atje njerëzit dolën në rrugë për të bërë homazhe në shenj respekti për Maradonën duke ndezur edhe qirinj.

Ndërkohë, napolitanët po planifikojnë që stadiumit të tyre t’ia vendosin emrin e futbollistit legjendar me të cilin i kishin arritur sukseset më të mëdha në historinë e Napolit.

Kurse, FIFA, UEFA dhe shumë organizata tjera botërore, klube të futbollit, liderë botëror, kanë nda dhimbjen me Argjentinën me rastin e vdekjes së Maradonës.

Postime të ngjashme

Kroos: Nuk e njoh Realin pa Ramosin

Dafina Vidishiqi

Ramadani flet para ndeshjes ndaj Inter d’Escaldes

Dafina Vidishiqi

Prezantuesja italiane e Euro 2020 shkakton trazira në internet, tifozët e futbollit janë të bindur se asaj i doli zona intime gjatë transmetimit

Dafina Vidishiqi

Lovren rrëfen sekretin prapa suksesit të Brozovic

Dafina Vidishiqi

Argëtimi brenda ekipit të Italisë: Insigne i përgatit një shaka Immobiles

Dafina Vidishiqi

Flet Besnik Krasniqi para ndeshjes, Prishtina – Inter: Nëse dalim në lojën tonë, nuk mund të na ndalin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...