Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Shkup, 14 qershor – Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, z. Ylber Sela priti sot prof. dr. Valter Memishën, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike), si dhe kryetar i Komisionit të Përhershëm të Gjuhës dhe të Letërsisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, i cili, ditëve në vijim, është njëri nga ligjëruesit në trajnimin e përkthyesve dhe të lektorëve të  administratës shtetërore.

Gjatë takimit të përzemërt, drejtori Sela dhe prof. dr. Valter Memisha folën për shumë probleme të gjuhësisë dhe të përdorimit të gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, në të gjitha fushat, mes tjerash edhe në administratën shtetërore. Me këtë rast, mysafiri nga Tirana i dhuroi Agjencisë botimet leksikografike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të viteve të fundit: Fjalorin e gjuhës shqipe, 2006, me 48.000  fjalë, me 5000 njësi frazeologjike dhe 120.000 kuptime; Fjalorin e gjuhës shqipe, 2020, me 35.000 fjalë dhe 3000 njësi frazeologjike, një vepër që i kushtohet së shumti ligjërimit të shkollarëve të sistemit parauniversitar, por edhe ligjërimit studentor; Fjalorin e gjuhës shqipe të Aleksandër Xhuvanit, një vepër e përgatitur nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, në bazë të fjalëve dhe të kuptimeve që kishte mbledhur dhe regjistruar profesor Xhuvani gjatë jetës së tij, por që nuk mundi t’i përpunonte leksikografsht dhe të hartonte një fjalor. Vepra ka 17.000 fjalë dhe 1500 njësi frazeologjike.

Po kështu, prof. dr. Memisha i dhuroi Agjencisë edhe Gramatikën historike të gjuhës shqipe të akademikut Kolec Topalli, e cila ecën në linjën e Gramatikës historike, të hartuar nga akademiku Shaban Demiraj, por që sjell dhe prurje të reja që e pasurojnë këndvështrimin shkencor, si dhe risi në studimet e strukturës gramatikore të shqipes në zhvillimin e saj historik.

Dhuratë me vlerë janë edhe veprat e akademikut Jani Thomai, “Studime për gjuhën shqipe”, në pesë vëllime, ku janë përfshirë artikuj studimorë që i përkasin leksikologjisë, semantikës leksikore, leksikografisë, dialektologjisë, kulturës së gjuhës etj.

Postime të ngjashme

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...