Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Botuesi i “Lancet” nxjerr në treg librin për Covid 19

“Elsevier”, një kompani kërkimore me bazë në Holandë, nxori versionin në anglisht të një libri kinez mbi parandalimin dhe trajtimin e Covid-19. “Elsevier”, i cili zotëron revistën mjekësore botërore “The Lancet”, botoi versionin në anglisht të “Covid 19: Të dhëna thelbësore të parandalimit dhe trajtimit” me “Shanghai Jiao Tong University Press”. Libri me recensent Zhong Nanshan, një ekspert i njohur kinez i sëmundjeve të frymëmarrjes, synon të ndajë me botën përvojën mjekësore të Kinës në luftimin e pandemisë Covid-19, bën të ditur “Xinhua”.

Versioni kinez, me redaktorë disa nga ekspertët më të njohur mjekësorë nga Shangai, Pekini dhe Shenzheni, u botua nga “Shanghai Jiao Tong University Press” në muajin prill. Redaktorët dhe autorët e librit janë të gjithë ekspertë mjekësorë, që kanë punuar në vijën e parë të frontit kundër pandemisë Covid 19. Libri është botimi i parë akademik mbi parandalimin dhe trajtimin e Covid 19 nga studiuesit mjekësorë kinezë, që u prezantua nga “Elsevier”.

Postime të ngjashme

Vepra origjinale e Banksyt është djegur, digjitalizuar dhe vendosur në shitje

S.B.

“Ariu i Artë” për filmin e pazakontë rumun

S.B.

Në Louvre kthehet parzmorja që ishte vjedhur gati 40 vjet më parë

S.B.

Shkodran Tolaj sjell projektin premierë “Nga Shkupi në Prekaz” për Epopenë e Adem Jasharit në 23 vjetorin e lavdishëm

S.B.

Holandë/ Mbrëmja poetike mbledh poetë shqiptarë dhe holandezë për 7-8 mars

S.B.

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...