Agjencia Zhurnal.mk

Bournemouthi pranon ofertën, Nathan Ake pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Man Cityt

Bournemouth thuhet se ka pranuar ofertën e Manchester Unitedit për transferimin e mbrojtësit Nathan Ake.

Pep Guardiola është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij dhe reparti i mbrojtjes është ‘thembra e Akilit’.

Sot (e enjte) po raportohet nga mediat e shumta angleze se Qytetarët kanë arritur marrëveshje për transferimin e një mbrojtësi të ri.

Bëhet fjalë për holandezin e Bournemouthit, Nathan Ake, i cili pritet së shpejti të zyrtarizohet si lojtar i ri i Cityt.

Sipas talkSport, Bournemouth ka pranuar tashmë ofertën e Cityt prej 41 milionë funtesh apo 45 milionë euro për mbrojtësin e tyre Ake.

Marrëveshja me lojtarin thuhet se është arritur para disa ditësh dhe Ake pritet të prezantohet së shpejti në Etihad.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!