Athinë, 30 prill – Në dhjetë ditët e ardhshme, do të nënshkruhet marrëveshje me kompani maqedonase për ndërtimin e interkonektorit me Greqinë në pjesën maqedonase të kufirit, shprehet ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale Sanja Bozhinovska, e cila, së bashku me kryetarin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE) Marko Bislimoski, në bisedë me korrespondentin e MIA-s nga Athina për projektet dypalëshe energjetike me Greqinë.
Bozhinovska dhe Bislimoski prej dje marrin pjesë në Forumin e nëntë ballkanik energjetik që mbahen në Athinë, e në të cilin ministrja foli për sigurinë rajonale energjetike, duke theksuar nevojën që Ballkani të ndërtojë ardhmëri të përbashkët energjetike, derisa nga ana tjetër, kryetari i KRRE-së prezantoi planin e vendit për arritjen e tranzicionit energjetik nga thëngjilli deri te hidrogjeni dhe gazi natyror, por foli edhe për politikën afatgjatë energjetike dhe atë që vendi ua ofron për investitorët e rinj potencial.
Në panelin e diskutimit, ministri u përqendrua edhe në interkonektorin me Greqinë, e në bisedë me MIA-n zbuloi se deri më 10 maj në Shkup do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e pjesës maqedonase deri në kufi, duke përkujtuar se kishte një tender që ishte i pasuksesshëm.
“Bëmë gjithçka që tenderi i ri të ishte i suksesshëm, morëm 12 milionë euro çmim më të lirë se çmimi fillestar. Pritej Banka Evropiane e Investimeve. Duhej të ishte në janar, por për shkak të disa procedurave administrative, do të nënshkruhet deri më 10 maj me kompaninë maqedonase të rangut të parë që u zgjodh. Është projekti i fundit i BERZH-it që jep para për gazin. Ky është investimi i tyre i fundit në gaz”, sqaroi Bozhinovska.
Në Greqi, dy muaj e gjysmë më parë, kompania “Terna” filloi punimet preliminare për pjesën greke të interkonektorit të gazit natyror që do të lidhë dy vendet.
“Kemi 22 muaj, shpresoj që gjithçka do të jetë shpejtë dhe efektive, e kjo do të jetë edhe një alternativë tjetër, sepse tani jemi të lidhur vetëm me Bullgarinë. Ne po flasim edhe me Serbinë atje kemi vetëm 26 kilometra për të ndërtuar nga ana jonë. Pra, le të flasim këtu me Zëvendësministren e Republikës së Serbisë për financimin, ndërsa ne do të mund të jemi shtet tranzitor për Evropën Qendrore Lindore”, theksoi ministrja.
Sa u përket projekteve të tjera me Greqinë, iu përqendrua edhe në bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike (market kapling).
“Ky është i vetmi kusht për rregulloren CBAM (Mekanizmi për rregullimin e emetimeve ndërkufitare të karbonit) me qëllim që të përjashtohemi nga pagesa kur bëhet fjalë për energjinë elektrike. Por gjëja më e rëndësishme është që ligji të kalojë dhe më pas MEMO do të bëhet operator i nominuar i tregut dhe që atëherë do të duhen edhe 18 muaj të tjerë që të mund të ketë bashkimi me tregjet. Punojmë në këtë. Këtu do të përfshihen edhe institucionet financiare. Mendoj se po bëjmë mirë këtu.
Bashkëpunimi energjetik me Greqinë ekziston gjithashtu në nivelin e Komisioneve Rregullatore, e bashkëpunimi i gjatë u zyrtarizua në shkurt kur të dy kryetarët nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
Kryetari i KRRE-së shpjegon për MIA-n sqaroi se përvoja maqedonase me shërbimet e ujit do t’i transmetohet rregullatori grek.
“Rregullatori grek nga një vit më parë u bë përgjegjës për përcaktimin e tarifave për shërbimet e ujit dhe mbeturinat komunale dhe pjesa më e madhe e bashkëpunimit do të ndërlidhet pikërisht me këto veprimtari komunale. Tani është interesante që ata duan të përdorin përvojën tonë,
sepse ne tashmë po zbatojmë dhe marrim vendime për tarifat e ujit, ndërsa për një gjë do të punojmë në metodologjitë përkatëse në lidhje me mbetjet komunale dhe, natyrisht, do të vazhdojë bashkëpunimi që kemi me rregullatorin grek me rregullatorët shqiptarë dhe kosovarë në lidhje me bashkimin e tregut, respektivisht bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike”, sqaroi Bislimoski.
Me Ligjin e Energjetikës, vendi i vendosë të gjitha rregullativat evropiane
Në bisedë për MIA-n, ministrja Bozhinovska dhe presidenti Bislimoski gjithashtu iu referuan Ligjit të ri të Energjetikës në procedurën parlamentare, ndërsa të dy theksuan rëndësinë e vendosjes së të gjitha rregullativave evropiane.
Ministrja shprehet se është një nga ligjet më të rëndësishme “meqë sipas detyrimeve tona ndaj bashksësë energjetike duhet të ishte miratuar që në vitin 2023”.
“Është shumë e rëndësishme meqë të gjitha rregulloret evropiane vendose, implementohen te ne. Aty për herë të parë rregullohen bateritë, respektivisht magazinimi i energjisë elektrike, formohen bashkësitë civile. Këtu, për herë të parë, fillon të bëhet metodologjia për matjen e varfërisë energjetike. Me këtë ligj, MEPSO do të kalojë nën Ministrinë e Energjetikës, gjë që është normale dhe e pritshme. Po ashtu, ka edhe për naftë, për gaz. Ka shumë gjëra, bëhet fjalë për ligj shumë voluminoz me 317 nene”, sqaroi Bozhinovska.
Bislimovski potencon se me këtë ligj bëhemi të barabartë me të gjitha vendet anëtare të BE-së. “Ajo që është legjislacioni i fundit evropian për energjetikën po implementohet edhe te ne. Ajo që është e rëndësishme, për sa i përket menaxhimit të sistemit, është se një vëmendje e madhe i kushtohet sistemeve të baterive, veçanërisht bashkëpunimit rajonal ku ne gjithashtu transferojmë disa nga kompetencat tona tek Këshilli Rregullator i Bashkimit Energjetik dhe Agjencisë Evropiane për Bashkëpunimin e Rregullatorëve për Energjetikë ku jemi pjesë. Në tërësi, në këtë pjesë ne bëhemi si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, sepse kemi shtete anëtare fqinje të BE-së dhe tregjet duhet të lidhen në të njëjtat rregulla”, theksoi Bislimoski.
Paralelisht, që të dy theksojnë se sfida më e madhe në periudhën e ardhshme do të jetë përpilimi dhe miratimi i akteve nënligjore dhe rregullativave.
Ministrja thekson se për herë të parë ky ligj është bërë me kapacitetin tonë, pa konsulentë të huaj, e përpiloi Ministria e Energjetikës. Tashmë është në procedurë dhe pritet që të miratohet më së voni pas një muaji.