Agjencia Zhurnal.mk

Bozhinovski për Zhurnal: Mbledhja e sërishme e Kuvendit do të thotë rizgjedhje të Qeverisë së re teknike

Shkup, 23 prill, zhurnal.mk – Një grup i deputetëve kërkojnë mbledhjen e Parlamentit që ta vërteton vendimin e Presidentit Stevo Pendarovski për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Opozita ngre alarmin se qëllimi është që Parlamenti ti vërteton dekretet qeveritare të cilat nuk kanë të bëjnë me pandeminë.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk u deklarua nëse do të thirr seancë që do të ishte vendosje e sërishme në funksion të Kuvendit të vetë shpërndarë dhe pret ta shohë përmbajtjen e iniciativës, edhe pse paraprakisht tha se Kuvendi nuk mund sërish të mblidhet.

Për ekspertin juridik, Andrej Bozhinovski nuk ka pengesa juridike për thirrje të sërishme të Kuvendit por sipas tij iniciativa e LSDM-së është e paqartë. Ai është i mendimit se Kuvendi i shpërbërë duhet të mbetet i shpërbërë dhe një mbledhje e sërishme e Kuvendit do të thoshte edhe rizgjedhje të Qeverisë së re teknike.

“Iniciativa e grupit të deputetëve të LSDM-së është e paqartë në këtë moment që të mblidhet urgjentisht Kuvendi. Natyrisht nuk ka pengesa ligjore rreth thirrjes së Kuvendit, por megjithatë në kohë kur vlejnë rregullat për parandalimin e Covid-19 përmes distancës sociale, Kuvendi i shpërbërë duhet të mbetetet si i tillë. Vendimi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme është në rregull, ligjore dhe morale dhe e njejta sipas Kushtetutës mund të ratifikohet edhe më vonë. Nga ana tjetër Kuvendi është shpërbërë me arsye dhe me anulim të mandateve të deputetëve. Mbledhja e sërishme e Kuvendit do të thotë rizgjedhje të Qeverisë së re teknike. Për këtë shkak, për të mirën e të gjithëve, gjimnastika të tilla politike më mirë të bëhen pas zgjedhjeve”, ka deklaruar për Zhurnal, Andrej Bozhinovski, ekspert juridik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...